Situata në Veri/ PE pritet ta miratojë rezolutën për Kosovën në seancën e ardhshme

0
283

Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë për sulmin në Banjskë. Ky njoftim vjen veç një ditë pasi në Parlamentin Evropian u diskutua për situatën në veri pas agresionit të Serbisë të kryer më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku. European Wester Ballkans shkruan se rezoluta pritet të miratohet në seancën e dytë plenare këtë muaj, e cila është planifikuar të mbahet nga 16 deri më 19 tetor.

Eurodeputetët kërkuan që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe që Kosova dhe Serbia të de-eskalojnë situatën në veri dhe t’i kthehen dialogut. Gjatë diskutimeve, deputetët e PE-së kërkuan që Serbisë t’i ngrihen fondet e BE-së. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se lidhjet e Milan Radoiçiç, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, me Beogradin zyrtar janë më se të dukshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here