Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku sipas njoftimit të policisë ka humbur jetën një 29 vjeçar pasi ka rënë nga ballkoni i banesës.
Mësohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi:
Pogradec/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M. M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.