Një shpërthim tritoli ka ndodhur sot në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Në orët e para të ditës së sotme ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në pjesën e jashtme të lokalit në pronësi të një gruaje.
Në dëshminë që pronarja ka dhënë për policinë, ka deklaruar se nuk ka pasur dhe as ka konflikte, duke shtuar se nuk dyshon tek dikush për këtë ngjarje.
Sakaq policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.