Kundërshtoi policinë për gjobën duke tentuar t’i qëllojë fizikisht, ndalohet ish-deputeti i PDIU Dritan Bici. Lirohet pas 3 ditësh

0
356

Policia e Gramshit arrestoi pak ditë më parë Dritan Bicin ish deputet i parlamentit. Mësohet se Bici ka kundërshtuar punonjësit  e policisë teksa ata po vendosnin gjobë makinës së tij.

Mësohet se në datën 29 Shtator djali i ish-deputeti kishte parkuar mjetin tip ‘Audi” në vend parkimin e rezervuar për policinë e Gramshit. Në momentin që dy punonjës të Policisë së Rendit janë afruar për ta gjobitur për parkim të gabuar Dritan Bici sëbashku me të birin dhe vëllain janë afruar dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë për vendosjen e masës administrative.

Policia sqaron se ish deputeti ka tentuar të qëllojë edhe shefin e policisë. Ai është vënë në pranga për kanosje të punonjësve të policosë . Por 3 ditë më vonë 58 vjeçari është liruar nga Gjykata e Elbasanit dhe ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Dritan Bici më herët ka qenë dhe kryebashkiak i qytetit të Gramshit dhe ka patur dhe incidente të tjera të ngjashme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here