Tedi Blushi: Me çmimin 40% më të shtrenjtë, Tirana po thahet për ujë të pijshëm! Veliaj e nda me “tollona”

0
166

Nga Tedi Blushi

Me çmimin 40% më të shtrenjtë, Tirana po thahet për ujë të pijshëm!

Qytetarë nga dhjetëra lagje në kryeqytet ankohen pranë Partisë së Lirisë se nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej ditësh.

Në lagje të tjera uji mungon për më shumë se 20 orë në ditë.

Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër të Tiranës.

Denoncimet vijnë nga “Komuna e Parisit” tek “Astiri”, nga Yzberishti në “Ali Demi”, nga Lapraka në Sauk, nga “Fresku” në “Shkozë”. Sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarët ankohen se uji u vjen i ndotur në rubineta, i papijshëm edhe pse paguajnë për të si të ishte “kristal” i pastër.

Uji, nevojë bazike, po ndahet nga Erion Veliaj me “tallona”, si racionet e mishit në kohën e diktaturës.

Tirana që e paguan sot ujin 40% më shtrenjtë po thahet për ujë sepse rritja e çmimit nuk ka shkuar për investime në rrjet dhe për garantimin e ujit 24/24, por për të mbuluar mesa duket abuzimet dhe keqmenaxhimin e Ujësjellës-Kanalizime.

Prej datës 19 shtator 2023 jam në pritje të llogaridhënies nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe Drejtori i UKT, Elton Kacidhja, të cilëve u jam drejtuar edhe me kërkesë zyrtare për këtë problematikë.

Në mungesë të transparencës, gati për të ndërmarrë çdo hap të duhur ligjor!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here