Laçi i Kurbinit është tronditur pak minuta më parë nga një breshëri armësh të shkrepura në qytet.
Mësohet se bëhet fjalë për një atentat ndaj shtetasit Skënder Lika, një personazh ky i njohur për policinë.
Më 11 mars të këtij viti do t’i vendosej tritol në banesën e Skënder Likës në Laç, ndërsa një makinë e djegur do të gjendej nga policia në vendin e quajtur Kallmat, në fshatin Gramës të Fushë-Krujës.
Mbi 10 persona u shoqëruan në atë kohë në polici dhe u morën në pyetje nga Policia e Kurbinit në lidhje shpërthimin e ndodhur në banesen 3 katëshe të familjes Lika në fshatin Sanxhak, por pa shkuar dot në gjurmët e autorëve të ngjarjes.
Mes personave që kanë dhënë dëshminë e tyre në polici ishin dhe pjestarë të familjeve me të cilët kanë hasmëri familja që ishte objektiv i sulmit, por kanë mohuar të kishin lidhje me vendosjen e lëndës shpërthyese dhe janë lënë sërish të lirë.
Pista kryesore e hetimeve në atë kohë u përqëndrua tek hasmeria, pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli.
Ndërkohë dhe nipi i tij, Ilir Lika është dënuar nga gjykata si bashkëpunëtor në vrasjen dy biznesmeneve, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarja e ndodhur brenda një lokali në Kurbin në vitin 2020./ oranews