Banorët e Durrësit në protestë: Prej 4 vitesh jemi në pritje për riparimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti

0
152

64 familje të një pallati në lagjen 12 në Durrës janë ende në pritje të nisjes së punimeve për riparimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Një pjesë e tyre kanë dalë sot në protestë dhe deklaruan se kanë 4 vite që presin nga autoriteti vendor. Banorët të shqetësuar shprehen se nuk dinë se çfarë të bëjnë, pasi prej 6 muajsh nuk marrin as bonusin e qirasë.

Ata thonë se kanë shkuar shume herë në bashki, kanë bërë edhe protesta të shumta për problemin e tyre, por ajo që iu është thënë është se për pallatin tuaj do të kërkohet fond i veçantë nga Ministria e Financave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here