Kukësi si ‘arenë gladiatorësh’/ Përleshje masive mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë nëpër rrugë

0
297

Përleshje masive mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë nëpër rrugët e Kukësit.

Tirana fitoi 0-1 me Vllazninë në stadiumin e Kukësit, për javën e tetë në Superligë, por duket se shijen e triumfit e kanë prishur ndodhitë pas ndeshjes.

Qyteti verilindor është kthyer në një “arenë” përleshjesh mes tifozerive të dy skuadrave, të cilat janë përfshirë në përplasje të dhunshme.

Rrugës për në kthim, ultrasit nuk kanë lënë pa përdorur sendet e forta kundër njëri-tjetrit, teksa të dyja tifozeritë njihen për rivalitetin ndër vite.

Përballja u zhvillua ditën e osmte në stadiumin “Kukës Aren”, për shkak se në “Loro Boriçi” është mbjellë bari i ri në fushë.

Sa i përket ndeshjes, takimi u shoqërua nga kartona dhe raste teksa minutën e 84 shkodranët mbetën me një lojtar më pak, kjo pas daljes së Smajlit me karton të kuq. Duhej minuta e fundit, e shtata shtesë, që Florent Hasani të shpikte një gol dhe ta kalonte topin pas krahëve të Mehidrit, për t’i dhënë tri pikë me vlerë Tiranës. Sulmi nga krahët bëri që mëngjarashi të çonte në festë tifozët bardheblu, me Tiranën që rikthehet te suksesi pas dy humbjeve dhe furtunës që solli shkarkimin e Orges Shehit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here