Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të dielë në Strum të Roskovecit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një motor ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i motomjetit. Menjëherë ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rethanave të aksidentit.