“Dancing With The Stars Fan Club” ka nisur këtë të diel transmetimin në Top Channel, nën moderimin e Kiara Titos.
Gjatë emisionit, Kiara u njoftua se një konkurrent i spektaklit më të madh të kërcimit ka thyer krahun. Është fjala për deputetin e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili ka pësuar një incident gjatë provave të kërcimit.
Moderatorja e njohur informoi publikun se Korreshi ka pësuar thyerje të krahut, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e garës. Gjithashtu i uroi edhe shërim sa më të shpejtë.