Pas luftimeve të përgjakshme mes Izraelit dhe grupit Hamas që nga e shtuna, Shqipëria ka ndërmarrë një operacion evakuimi të shtetasve shqiptarë që ndodhen në Izrael.
Sipas Report tv, avioni i ‘Fishta’ i ‘Air Albania’ është nisur nga Tel Aviv me shtetas shqiptarë në bord por ende nuk dihet sesa është numri i tyre. Avioni pritet të mbërrijë në Rinas në orën 18:10.