Mbërrin në Rinas avioni me shqiptarë të evakuuar nga Izaeli

0
189

Ka mbërritur në vendin tonë një avion me shqiptarë të gjendur në mes të konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve. Mësohet se pasditen e kësaj të diele, në aeroportin e Rinasit është ulur avioni i një kompanie shqiptare.

Ky avion charter ishte nisur nga aeroporti Tel Avivit, “Ben Gurion”. Nuk dihet se sa është numri i shqiptarëve të evakuuar nëpërmjet këtij fluturimi special Tel Aviv – Tiranë.

Mediat raportojnë se fluturimi është kryer në koordinim me ambasadën shqiptare në Izrael dhe autoritetet vendase. Fluturimi ishte shumë kompleks për shkak se shumë kompani kanë nisur anulimet e udhëtimeve drejt Izraelit apo nga aeroportet e këtij vendi.

Më herët, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe njoftoi se prej 48 orësh, ka qenë në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

“Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë” – tha ambasadorja që apeloi për anulim të fluturimeve të atyre që kanë planifikuar të shkojnë në këtë vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here