Arrestohen dy shtetas të huaj në Rinas

0
110

Policia ka arrestuar një shtetas kinez dhe një shtetase kamerunase në Rinas, pasi paraqitën në sportel, dokumente të falsifikuara.

Gjithashtu policia bën me dije se është proceduar penalisht edhe një shtetas turk, pasi gjatë kontrollit iu gjet një pasaportë izraelite e falsifikuar. Është proceduar gjithashtu penalisht një shtetase tjetër, pasi nuk deklaroi në kufi, sende me vlerë, siç e përkaton ligji.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, paralelisht me angazhimin për t’iu ofruar shërbim korrekt shtetasve që hyjnë ose dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, ushtrojnë vazhdimisht kontrolle, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here