Policia dhe IKMT mësyjnë në Rolling Hills, fillon prishja e ndërtimeve pa leje

0
567

Policia e Shtetit dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mësyjnë në Rolling Hills.

Prej disa minutash forcat e policisë dhe mjetet e IKMT kanë ndërhyrë në zonën e njohur të kryeqytetit dhe ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje.

Siç shihet nga pamjet, policia ka vendosur shiritin e sigurisë duke mos lejuar qytetarët pranë vendeve ku po ndërhyhet me mjetet e rënda.

 

 

Nuk dihet ende sa është numri i objekteve që pritet të shkatërrohen nga fadromat e IKMT, teksa në zonë ka një numër të madh të forcave të policisë dhe punonjësve të IKMT-së. Rolling Hills është një nga zonat më të njohura në periferi të Tiranës, e përbërë nga një numër i madh vilash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here