Ish-drejtori i Policisë, Shemsi Prençi, ka bërë deklarata të forta në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, në News24.
Duke folur për operacionin “Flakë në det”, ku u arrestua shefi i Komisariatit të Laçit, ai tha se ka pasur dekonspirimin të operacionit, edhe pse jo që në fillim, por në çastet e fundit të tij.
Ndërkohë ai tha se nuk është hera e parë që shefa të policisë, apo punonjës të policisë, bashkëpunojnë me grupe kriminale. Prençi u shpreh se kur Drejtor Policie ka qenë Haki Çako, “shefat mblidhini 20%”, nga fitimet e drogës.
Po ashtu tha se pritet që të kërkohet largimi i Ardi Veliut nga AMP, pasi sipas tij, është personi që ka inkriminuar policinë dhe ka shtruar mina me sahat, mbi të cilat ecin drejtuesit e sotëm.
“Rrumbullaku pas marrjes së detyrës, me pjesët e besueshme të policisë, dhe këto persona nuk mund të bëhen pjesë e operacioni. ‘Flakë në det’ është dekonspiruar në momentin final, por menduan se nuk kishte veprime nga deti. Në këtë kontekst, duhet të kuptojmë se me të vërtetë nuk u dekonspirua, por në fund kur mbërriti RENEA që nuk e priste komisariati i Laçit.
Unë kam një informacion tjetër… shkëmbimi i hashashit me drogërat e forta në det, nuk u bë vetëm atë natë në atë zonë, është bërë dhe herë të tjera, në Jon dhe Adriatik. Është lojë që vijon prej kohësh, dhe jo vetëm e këtij grupi. Ka qenë dhe një periudhë kur makinat e ministrisë së brendshme transportonin drogë, në kohen e Haki Çakos, kur shefat mblidhnin 20% e fitimit… në 2016 kur u mbush Shqipëria me drogë.
Do të kërkohet dorëheqja e Ardi Veliut, është personazhi që ka inkriminuar policinë e shtetit, që ka bërë rokada me oficerët e implikua. Ai sot udhëheq AMP. Rrumbullaku dhe lidershipi punojnë mbi mina me sahat që i ka shtruar Veliu”, u shpreh ai.