CIA e pranon se puçi që e mbështeti më 1953 në Iran ishte jodemokratik

0
145

Duke zbardhur hollësi të reja të njërit prej operacioneve më të famshme të CIA-s – tërheqja e fshehtë e gjashtë diplomatëve amerikanë të cilët i shpëtuan kapjes së Ambasadës amerikane më 1979 në Iran – agjencia e inteligjencës ka pranuar për herë të parë diçka tjetër, po ashtu.

Zyrtarët e CIA-s e kanë përshkruar si jodemokratik puçin e vitit 1953, i cili e rrëzoi kryeministrin e Iranit dhe i vuri themelet e sundimit të shahut Mohammad Reza Pahlavi.

Zyrtarë të tjerë amerikanë kanë bërë komente të ngjashme në të kaluarën, por CIA e pranoi këtë për herë të par tani gjatë një podkasti për historinë e agjencisë në një kohë kur pjesa më e madhe e historisë zyrtare të puçit mbahet ende e fshehtë edhe 70 vjet pas puçit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here