Aksidenti te diga e Liqenit/ Zbardhet dëshmia e Emiljano Ninës: Kisha pirë tullumbace me azot

Emiljano Nina, drejtuesi i mjetit tip “BMW X6” që u përplas me Digën e Liqenit në muajin gusht të këtij viti, është arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Sipas dëshmisë së zbardhur, Nina ka thënë para uniformave blu se kishe konsumuar tullumbace me azot dhe se po lëvizte me shpejtësi 180 km në orë.

“Kisha pirë azot dhe po lëvizja me 180 km në orë”, u shpreh ai.

28-vjeçari u ndalua nga policia rrugore e Tiranës dhe komisariati nr.4 në afërsi të banesës, gjatë momentit të arrestimit nuk ka bërë rezistencë.

Nina akuzohet për 7 vepra penale, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largim nga vendi i aksidentit”, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkatërrim prone”, “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta pa leje në banesë”.

Aksidenti te diga e Liqenit/ Zbardhet dëshmia e Emiljano Ninës: Kisha pirë tullumbace me azot

Berisha: Do bëjmë një luftë deri në

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko