Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me akuzën ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me çështjen e privatizimit të ish fabrikës së bukës.
Manjani në një postim në Facebook, shprehet se dhe Veliaj duhet të ishte nën hetim nga SPAK, pasi lejen për ndërtimin në atë truall e ka dhënë ai.
Pronari i të cilit truall e kishte humbur titullin 1 vit para dhënies së lejes, duke shkelur hapur ligjin dhe interesin publik.
Postimi i plotë i Manjanit:
Ore kot, për muhabet dmth, mirë Arben Ahmetaj paska shpërdoruar detyrën te rasti “Buka” në Tiranë, po Erion Veliaj që ka dhënë leje ndërtimi tek ajo tokë, kur gjykata e kishte hequr pronësinë mbi tokën kërkuesit të lejes ka faj?!
Dmth nuk merret vesh se si e ka shpërdoruar detyrën duke mbrojtur interesin publik, por hajt më të themi se këtë e gjykon SPAK. Por dhënia e lejes së ndërtimit në një truall, pronari i të cilit e kishte humbur titullin 1 vit para dhënies së lejes, është shkelje e hapur e ligjit dhe e interesit publik.
Erioni duhet të ishte nën hetim për këtë leje.
Apo s’e ka radhën tani Erioni, harrova. Janë edhe 2 “armiq” të tjerë të brendshëm në radhë para Tij… Ka rradhë puna!
Plus ndonjë që futet pa radhë… ????
Reformat kanë kosto…