Fitorja e kombëtares/ Berisha: Stadiumi ndëshkoi përçarësin e kombit, i cili nxinte sterrë

0
612

Kreu i PD Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët komentoi ndeshjen e mbëmshme ku uroi edhe një herë kombëtaren dhe nuk la pa përmendur edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se Rama ishte i vetmi që nuk u gëzua për këtë fitore, përkundrazi nuk duartrokiti njëherë ekipin.

Pjesë nga fjalimi:

Berisha: “Nuk mund të fillohet ky takim me ju pa një urim shumë të veçantë për kombëtaren tonë, ekipin në tërësi, golëshënuesit e mbrëmshëm Seferin dhe Asanin, me golat e tyre fantastikë, trajnerin, i cili po e ngjit këtë skuadër, këtë ekip kombëtar në nivelet më të larta.

Magjia e këtij trajneri është pothuaj reale. Silvinjo është shkrirë në një me psikologjinë e lojtarëve dhe krijon tek ata siguri të madhe dhe motivim të fortë.

Ndeshja në vlerësimin tim modest, ishte më e bukura e kombëtares tonë që unë kam parë ndonjëherë.

Por nuk ishte vetëm fusha, nuk ishin vetëm entuziazmi dhe ndezja flakë e fansave nën himnin e kënduar nga Shkurte Fejza, po pati momente po kaq pikante sa edhe vetë golat. Sa edhe vetë himni.

Ju e patë, aq sa ishte të themi lartësimi dhe krenaria që krijoi ekipi me lojën e tij fantastike, por aq ishte domethënia e ndëshkimit që i bënë përçarësit të kombit, i cili nxinte sterrë.

Ju jeni dëshmitarë se si rrinte si në gjemba. Si tiran, pa duartrokitur njëherë ekipin. Sepse shihte ato. Përçarësi i kombit.

Se ç’ndodhi më pas mes tij dhe Dukës, atë jeni gazetarë dhe investigojeni, por unë them se ajo ishte përgjigjja më e merituar që i dhanë një përçarësi, që edhe ditën e ndeshjes, në prag të samitit të Procesit të Berlinit, shfrytëzoi parlamentin për një fjalim koprolalik, kundër udhëheqjes politike të Kosovës, si vëllai i Vuçiçit, siç thotë ai, apo të themi Pashiqi shqipfolës apo argati i Beogradit, siç e quan PD.

Të gjithë zhvillimet në arenën ‘Air Albania’ janë një simfoni madhështore e një suksesi, që unë e quaj të jashtëzakonshëm të ekipit kombëtar dhe fansave tanë, që janë absolutisht, janë tifozët më patriotë, më të civilizuar, më të qytetëruar, më të zjarrtë, më të përkushtuar të Europës.

Dhe nëse një ditë, dhe do jetë një ditë, që kombëtarja jonë do dalë kampionë e Europës, unë them se tifozët tanë që sot janë kampionë të Europës.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here