Nga Petrit Vasili:
Rama neser ne tavolinen e Procesit te Berlinit si sekser dhe trafikues i Open Balkan!
Tam tamet rilindase te Edi Rames po perpiqen deshperimisht te zhurmojne sa munden me gjoja detaje organizative e brockulla te tjera te ketij lloji per Sumitin e neserm te Procesit te Berlinit.
Por askush nga ne nuk ka harruar se vetem pak muaj me pare ne nentor te vitit 2022 ne Shkup Rama deklarohej hapur kunder Procesit te Berlinit dhe pro Open Balkan duke thene:
“Dhe, në fund fare do mbetemi me Ballkanin e Hapur se procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm. Dhe s’besoj se në jetë të jetëve duhet të na marrin dorë për dore të tjerët.”- tha Rama.
Ndersa neser ne Sumitin e Procesit te Berlinit Edi Rama ulet ne tavoline si trafikuesi dhe sekseri i Open Balkan, procesit me malinj e diametralisht te kundert me procesin e Berlinit.
Open Balkan pervec ndarjes, perçarjes, konfliktit dhe vasalizimit ndaj Serbise nuk solli asgje tjeter.
Sabotimi i Procesit te Berlinit ishte misioni i vetem i Edi Rames, qe detyroi kancelaren Merkel te mbante qendrime te prera dhe parimore, qe rikthyen procesin ne shinat e Procesit te Berlinit.
Sot e kesaj dite Open Ballkan eshte ne fuqi.
Serbia e Open Balkanit ne vend te paqes ka treguar nje fytyre edhe më agresive, provokuese e shoviniste se me pare kunder Kosoves duke krijuar tension ne te gjithe Rajonin.
Koha i dha plotesisht te drejte Albin Kurtit qe e denoncoi Open Balkan si projekt ruso-serb, e refuzoi prere dhe i qendroi besnik Procesit te Belinit.
Edi Rama ka bere vetem nje deklarate mediatike per gjoja misionin e kapecyer te Open Balkan nderkohe qe ka qene dhe mbetet promovuesi i perveluar i kesaj nisme serbo ruse.
Por te gjitha aktet zyrtare shteterore te Open Balkan jane ne fuqi dhe nuk jane shfuqizuar, me qelimin e mbrapshte, per tu perdorur ne menyre te pabese sa here qe tu krijohet hapesira per te ringjallur kufomen e Open Balkan.
Edi Rama nuk guxoi as ti shfuqizonte keto marreveshje shtetetore te Open Balkan si prove mirebesimi perpara uljes neser ne taviolinen e Procesit te Berlinit.
Neser do te shohim po te njejten fytyre prej çingije te Edi Rames, qe do sperdridhet perpara liderave te Europes, do te shpërveshë buzet ne buzeqeshje te shtira dhe do te shtrije krahet ne perqafime e shtrengime idiote provinciale.
Imoralitet pertej çdo kufiri ky i Edi Rames, qe brohoret sot per organizimin neser ne Tirane te Sumitit te Procesi i Berlinit, por qe gjithsesi do te jete ne tavoline si sekseri dhe trafikuesi i Open Balkan!