Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka mohuar zërat se kishte bojkotuar “fotografinë familjare” të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Në një prononcim për mediat serbe, ajo ka thënë se askush nuk e kishte njoftuar që do të dilnin në fotografi, ndaj edhe është vonuar, megjithatë ka shtuar se ndodhet në fotografi.
“Nuk janë këto më dezinformata, janë gënjeshtra haptazi. Jam në foto. Qeveria e Serbisë ka publikuar foton e Samitit, unë jam aty. Nuk ka treguar asnjë njeri kur do të dalim në foto.
Jam në fotografi, kam pasur takime, kam dal pak me vonesë, por kam qenë aty”, ka deklaruar Brnabiç.