Macron nderon Ismail Kadarenë në Tiranë: Poet i Ballkanit dhe rapsod i Evropës! Ishit bërë për të jetuar në Paris

0
173

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka nderuar shkrimtarin e njohur, Ismail Kadare, duke i dorëzuar atij dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Në fjalën e tij kreu i shtetit të Francës vlerësoi të gjitha veprat e Ismail Kadaresë, ndërsa e konsideroi atë si poet të Ballkanit dhe rapsod të Evropës.

‘Të jeni i sigurt- iu drejtua Macron shkrimtarit- se  vepra juaj nuk ka humbur asgjë, ajo ka marrë bukurinë e guximit’

“I dashur Ismail Kadare, ‘të jetosh është të luftosh’ thoshte Soneka, thënien e tij ju e keni shndërruar në ‘të shkruash do të thotë të luftosh’.

Ju ishit bërë për të jetuar në Paris. Por në fund të valixhes Juve nuk sillnit shishe vere, akoma më dehës, ju sillnit libra, libra, libra. Kamynë dhe shumë të tjerë që ua dhuronit miqve shqiptarë si shishe me liri.

Në vendin tonë ju keni krijuar shumë miqësi. Me botuesin tuaj, që e kishte çuar ndërgjegjen personale aq sa kishte mësuar shqip, ruante kopje të dorëshkrimeve tuaja që zëri juaj mund tu fliste të gjallëve nëse ju ndodhte gjë.

Në një lëvizje luhatëse mes dy kombeve tona dridhma e fundit e së cilës nuk rresht se afruari.

Sa shumë Evropa është një ëndërr, një mit, ai e ringjalljes dhe brigjet nuk kanë qenë asnjëherë kaq të qarta. Ju e përjetoni ketë me historinë e familjes tuaj.

Të jeni i sigurt që vepra juaj nuk ka humbur asgjë, ajo ka marrë bukurinë e guximit.

Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Evropës, si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë dhe Francës kam nderin t’ju ngre ne gradën e Oficerit të Lartë në urdhrin e Legjionit të Nderit”, tha Presidenti i Francës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here