Presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk ishte sot i pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit. Pritet që nesër Macron të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ai do të takohet me Presidentin Bajram Begaj. Delegacioni francez mbërrin në Tiranë në orën 08:25 dhe do të pritet nga Begaj.
Nga ora 08:35 deri në orën 09:05 do të zhvillohet takimi kokë më kokë mes dy presidentëve.