Samiti i Tiranës/ Mediat britanike: Në fokus, emigracioni i paligjshëm

0
116

Kryeministri Edi Rama thotë se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të ekspozojë Shqipërinë evropiane.

Megjithatë, nuk mendojnë kështu mediat e huaja

Sipas gazetës së njohur britanike, Independent, në fokus do të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm.

Për këtë arsye, drejt Tiranës do të udhëtojë Ministri i Jashtëm, James Cleverly.

Gazeta shkruan se kryediplomati britanik do e përdorë samitin për të trajtuar çështjen e emigracionit të paligjshëm.

Cleverly pritet të kërkojë një bashkëpunim më të madh për lëvizjen e emigrantëve, teksa qeveria britanike po vazhdon përpjekjet për të ndaluar kalimet me gomone drejt vendit ishullor.

Teksa do jetë në Tiranë, kryediplomati do marrë pjesë zyrtarisht në hapjen e një zyre të përbashkët të task-forcës për emigracionin mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Numri i madh i shqiptarëve që largohen drejt Mbretërisë së Bashkuar është kthyer në një problem për qeverinë e këtij vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here