Në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, u firmos marrëveshja ndërmjet liderëve të Ballkanin Perëndimor, për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA).
Vitin e kaluar u njohën mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.
Në Tiranë u mbajt sot Samiti i Procesit të Berlinit, për herë të parë në një vend jashtë Bashkimit Evropian. Samiti mblodhi për herë të parë në një kryeqytet të Ballkanit Perëndimor liderët më të lartë të BE dhe ata rajonalë.