Në konferencën zyrtare për media trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho foli në lidhje me largimin e Armando Brojës nga grumbullimi përpara ndeshjes me Çekinë.
Pas para ndeshjes me Bullgarinë, ai tha se sulmuesi kishte një shqetësim dhe për këtë arsye u largua.
“Ajo që ka ndodhur është shumë e thjeshtë, lojtari vjen nga një dëmtim i rëndë. 9 muaj jashtë fushës. U rikthye para pak javësh dhe luajti pak minuta te Çelësi. Pati disa probleme fizike. Ai bëri kontroll te Çelësi.
Kontrollet shkuan mirë. Këtu u stërvit por kishte një shqetësim. U ulëm, folëm me doktorin dhe Çelësin për dëmtimin e tij. Ishte e qartë se nuk ishte në gjendje për luajtur. Me klubin dhe lojtarin ramë dakord që të kthehej” tha ai.