Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara i mungojnë 24 automjete

0
106

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi se 24 automjete të cilat janë sekuestruar nga organet ligjzbatuese nuk figurojnë në regjistrat e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara.

Gjetjet janë bërë publike në një raport auditimi që KLSH ka zhvilluar në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.

“Nga auditimi i të dhënave të vëna në dispozicion nga përgjegjësi i sektorit të marrëdhënieve me institucionet, çështjeve juridike dhe provave materiale të AAPSK-së, gjendja e automjeteve të marra në dorëzim nga administratorët deri më datë 31.12.2022 rezulton si vijon: 23 automjete të konfiskuara dhe 80 automjete të sekuestruara. Ndërkohë, sipas përgjegjësit të magazinës gjendja e automjeteve deri më datë 31.12.2022 rezulton: 79 automjete të sekuestruara/konfiskuara të magazinuara. Pra, 24 automjete nuk rezultojnë të jenë dorëzuar nga administratorët në ambientet magazinuese të AAPSK-së, në kundërshtim me pikën 1, të nenit 20, të ligjit 34/2014, i ndryshuar dhe pikën 7, të nenit 14, të Rregullores së Brendshme të AAPSK,” thuhet në raport.

Sipas KLSH, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ka mungesë totale të displinës financiare.

Për vitet 2018, 2019 dhe 2021 nuk është kryer inventarizimi fizik i pronave dhe llogarive në administrim të AAPSK, duke sjellë risk të humbjes apo tjetërsimit të tyre në kundërshtim me ligjin,” vijon raporti.

 

Gjishtu raporti ka konstatuar se shumë nga projektet e financuara përmes Fondit të Posaçëm për rehabilitimin e viktimave nga krimi kanë shkelje të rënda dhe abuzime financiare.

 

Për këto gjetje KLSH ka rekomanduar shkarkimin e kreut të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, Adrian Koni./KAPITALI

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here