Dy persona E.B., 36 vjeç, banues në Peshkopi; dhe L.L., 23 vjeç, banues në fshatin Selishtë, u proceduan penalisht, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me dy mjete fugon, lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit u ka sekuestruar 9m³ lëndë drusore dhe dy automjete fugon që po i transportonin.
Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasi
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.