Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në aksin Cërrik-Elbasan.
Të paktën tre mjete u përplasen me njëra-tjetrën duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkaq, drejtuesi i njërit prej mjeteve të përfshira në këtë aksident ka përfunduar në spital me këmbë të thyer.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident.