Në fshehtësi të plotë duke garuar i vetëm, Gjinushi rizgjidhet në krye të “Shkencave”

0
113

Akademia e Shkencave ka nisur në mënyrë të dyshimtë dhe pa transparencë procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, ku në garë është vetëm një kandidaturë, ajo e kreut aktual, Skënder Gjinushi.

Pa asnjë njoftim në media dhe në mënyrë të fshehtë nga pjesa tjerët e akademikëve, Gjinushi pritet të marrë sërish drejtimin e Akademisë së Shkencave, edhe pse kjo procedurë është kontestuar nga akademiku Artan Fuga.

Sipas Balkanweb mësohet se rreth 15 akademikë kanë votuar paraprakisht me zarf në një procedurë krejt të dyshimtë, ndërkohë që votat do të administrohen nga një komitet Ad-Hoc dhe jo nga një komision votimi, që duhej të ishte ngritur për këtë rast.

Burime sqarojnë mes të tjerash se akademikët Nestor Thereska dhe Ardian Civici kanë propozuar Gjinushin për kryetar, ndërkohë i vetmi zë kundër kësaj procedure të ndjekur është akademiku Artan Fuga. Ky i fundit mësohet se ka kundërshtuar procedurat që po ndiqen sot nga Akademia e Shkencave për t’i hapur rrugë kështu rikonfirmimit të Gjinushit si kryetar.

Aktualisht, zgjedhjet po zhvillohen pa praninë e mediave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here