Nuk ka çështje “Broja” në Kombëtare, Chelsea konfirmon fjalën e trajnerit Sylvinho

0
241

Kombëtarja shqiptare është në një situatë të jashtëzakonshme, ndoshta kurrë në historinë e saj nuk ka qenë në një nivel të tillë, jo vetëm në tabelën e eliminatoreve të Kampionatit Europian, por edhe në lojën që ka prodhuar në këto sfida.

Një meritë të madhe për këtë ka padyshim trajneri brazilian, Sylvinho, i cili është vlerësuar nga të gjithë për gjithçka ka treguar në këto ndeshje. Megjithatë, çështja e vetme në të cilën janë ngritur dyshime nga një pjesë e madhe e gazetarëve apo analistëve sportivë në vend është Armando Broja. Sulmuesi i Chelsea-t u grumbullua për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe miqësoren ndaj Bullgarisë, por vetëm pas dy ditëve qëndrimi në Tiranë, u largua sërish në drejtim të Londrës.

Në konferencën për shtyp para miqësores me Bullgarinë, Sylvinho u pyet se çfarë ndodhi me Armando Brojën dhe ai nuk hezitoi të fliste edhe pse shumë nuk e besuan. Braziliani u shpreh se nuk ka asnjë çështje “Broja” në Kombëtare, por futbollisti ka shfaqur probleme në gjurin e operuar, i cili e la për gati një vit jashtë fushave të lojës. Për këtë arsye, sulmuesi është larguar për te klubi i tij.

Ndërkohë, të shtunën Chelsea do të luajë derbin e Londrës ndaj Arsenalit. Para këtij takimi, “blutë e Londrës” kanë konfirmuar se Broja ka një problem në gjurin e majtë, i cili i është shfaqur gjatë grumbullimit të tij me Kombëtaren shqiptare.

Megjithatë, ai do të jetë pjesë e ekipit, ditën e shtunë, dhe pritet ta nisë ndeshjen nga stoli për të marrë disa minuta në pjesën e dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here