“Të detyruar për të ndërmarrë hapa ekstremiste për të rikthyer vendin në shinat e demokracisë”,Balliu: Ka një tendencë për ngritjen e një diktature të mirëfilltë

0
146

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri Tv  u shpreh se qeverisë nuk i takon të nderhyjë në të drejtat kushtetuese të opozitës, teksa shtoi se në Shqipëri  ka një tendencë për ngritjen e një diktature të mirfilltë.

“Ç’i duhet  Çuçit, ç’i duhet burrit të ish gruas së Ramës, se kë zgjedh opozita për përfaqsues të vet? Ç’punë ka ai të flasë në këte mes?

Që këtu kuptojmë se çfarë çmendurie po përjeton vendi ynë.

Ai nuk ka asnjë punë me këtë vendim. Ç’është kjo qeveri që ndërhyn në të drejtat kushtetuese të opozitës? Ato janë çështje në dorë të opozitës.

Pra këtu u hoqën te drejtat e Komisioneve Hetimore, këtu i hiqet e drejta opozitës të vendosë përfaqsuesin e vet në komisione të caktuara siç është ai për zgjedhjet.

Këtu i hiqet e drejta opozitës të caktojë grupin e vet parlamentar apo kryetarin e grupit parlamentar.

Në këto kondita nuk ka më demokraci dhe nuk ka më parlamentarizëm.

Atëherë është opozita ajo që është e detyruar të ndërmarrë hapa in-ekstremis për të rikthyer vendin në shinat e demokracisë, për të patur Parlament.

Parlamenti duhet të hedhë dritë për ligjet që kalohen aty, duhet të hedhë dritë mbi proceset politike që kalohen. Kurse qeveria, çfarë bën?? I fik dritat Parlamentit. Domethënë këtu jemi në absurditet.

Por,  ç’është kjo qeveri që me një të rënë të lapsit, me ca letra që ato deputetë as dinë se çfarë firmosin, përjashtokan 27 deputetë të opozitës?!

Pra, që këtu qartazi prlamentarizmi ka vdekur!  Dhe ne duhet të kuptojmë qartë se këtu ka një tendencë për ngritjen e një diktature të mirfilltë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here