Mustafaj: Berishës nuk duhet t’i thonë “ik”, lideri i ri nëse duhet të dalë të vijë nga brenda radhëve

0
186

Besnik Mustafaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, nga gazetarja Nisida Tufa në News24, komentoi zhvillimet brenda opozitës në vend dhe të ardhmen e liderëve të saj.

I pyetur nëse Sali Berisha duhet të rikandidojë sërish për kryeministër të vendit, ai u shpreh se sa i takon Berishës, ai ka thënë se zgjedhja e kryeministrit do hidhet me votë brenda partisë.

Sipas tij Berishës nuk duhet t’i thonë “ik” për të ardhur një figurë e re, por një lider tjetër duhet të dalë nga radhët e partisë.

“Në traditën e partive shqiptare nuk është caktuar asnjëherë qeveria hije. Ne jemi në një traditë mbi 30-vjeçare. Berisha për aq sa i takon, ka thënë që zgjedhja e kryeministrit do hidhet me votë brenda partisë.

Nëse del një tjetër, duhet të dalë nga aty, jo t’i themi Berishës ik ti dhe të vijë dikush tjetër. Nëse hidhet me votë duhet të ketë së paku 3 kandidatë.

Jo të gjithë e mbështesin Berishën, por grupi parlamentar është ai që ka bashkuar vullnetin e demokratëve.

 

Edi Rama nuk duhet të pengojë që ky grup të ketë fonde nga ato që parashikohen me ligj. Ai nuk duhet të ndërhyjë as për t’i përçarë ata. Për mua fajtor kryesor për gjendjen e opozitës është pushteti.

Nuk shoh se Basha ka një ndryshim, as mënyra e bërjes së politikës. Për mua prova e madhe për të si demokrat dhe lider është sa vullnet do tregojë për bashkimin. Ai vijon me përjashtimet, për mua po thellohet në gabime”, u shpreh ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here