Futbolli anglez është në zi, pasi ditën e sotme u nda nga jeta legjenda e Manchester United, Bobby Charlton. Në moshën 86-vjeçare, “ikona” e njohur mbylli syt një herë e përgjithmonë, teksa kanë qenë familjarët që kanë njoftuar gjithçka.
Por kush ishte Charltton? Ai lindi në Ashington, Northumberland England. Bobby u evidentua tek të rinjtë e Manchester United për të kaluar më pas te ekipi i parë.
Në skuadra të ndryshme angleze, si Chelsea, Arsenal apo United luajti 507 ndeshje, ku shënoi 166 gola. Në Fa Cup, Charltton u paraqit në 30 ndeshje dhe realizoi 11 gola.
Gjithashtu, nuk mund të lihet pa përmendur edhe kombëtarja e Anglisë. 4 ndeshje me ekipin U17, ku “tundi rrjetën” 5 herë. Në skuadrën e parë të “3 luanëve”, statistikat flasin vetë, 106 ndeshje dhe 49 gola.