Kepi: Malltezi është nipi i familjes Begeja, pronarja e tokës ku ishte Kompleksi Partizani

0
7165

E ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV për të komentuar ngjarjet e fundit ishte gazetarja, Alba Kepi. Kepi është shprehur se Malltezi është arrestuar vetëm se është dhëndri  familjes Berisha dhe se ai ëhstë nipi i familjes Begeja pronares së vërtetë të pronës ku ishte kompleksi Partizani.

“Dokumentet dëshmojnë se familja Begeja është pronare e ligjshme e pronës që është sekuestruar nga regjimi komunist. Dokumentat dëshmojnë se këto janë pronare të ligjshme dhe është një proces i manipuluar politikisht.

Kjo është e njëjta si komisionet fmakeqe të pasluftës për të shfuqizuar familjet e mëdha të Tiranës dhe të njëjtën  gjë po bëhet dhe tani. Ky dokument vërteton se familja Begeja është një nga themeluesit e qytetit të Tiranës dhe që ka kontribuar për zhvillimin ekonomik është pronare legjitimi  pronës dhe Malltezi po goditet pasi është dhëndri i kundërshtarit të tyre politik.

Këto prona po kërkohet të shtetëzohet dhe një herë nga pushteti, kolegët e mi gazetar janë shprehur mbi lëvizjet e prokurorisë nuk e njohin historinë e Tiranës dhe familjes Begeja.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here