“Krimet” dhe mëkatet që e majta nuk i fal Sali Berishës!

0
199

Nga Besart Xhaferri

Mëkati më i madh që nuk i falin Sali Berishës komunistët dhe pasardhësit e tyre, Bllokmenët e rinj, është se i priu rezistencës studentore që u pasua me ardhjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe nisi jetëzimin e ëndrrës “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”!

Për këtë mëkat organizuan në 1997 rebelimin e armatosur të ideuar në Beograd e Athinë që përgjaku Shqipërinë dhe shtroi rrugën për ekspeditat ushtarake serbe në Kosovë

Për këtë mëkat Sali Berishën e sulmuan me mercenarë të armatosur kur ishte President, i bënë disa atentate në Durrës e Lushnje me qëllim vrasjen e tij dhe i ekzekutuan në oborrin e selisë së PD krahun e djathtë, deputetin Azem Hajdarin, natën e zezë të 12 shtatorit.

Sali Berisha kurrë nuk u spraps dhe nuk zgjodhi largimin i veshur si grua me fustan si Nano apo Gramoz Ruçi, por zgjodhi përballjen për të mbrojtur misionin e tij, për të mbrojtur shqiptarët nga pasardhësit e nomeklaturës.

E majta nuk i fal Sali Berishës një seri krimesh si anëtaresimi në NATO, liberalizimin e vizave, Rrugën e Kombit dhe kontributin e tij në luftën e UÇK-së dhe pavarsinë e Kosovës, që e njoftoi krah tij Presidenti i SHBA, George Bush në mes të Tiranës.

E majta nuk i fal Berishës faktin se pas vitit 2005 goditi ortakët e qeverisë Nano, grupet kriminale që ishin kthyer në makthin e shqiptarëve dhe i shpalli luftë pa kompromis korrupsionit, duke ndalur kështu planin për shpopullimin e Shqipërisë.

Sali Berishës e majta e Edi Ramës nuk i fal faktin se pengoi ndarjen e Kosovës dhe faktin se zëri i tij opozitar nuk është në pazar.

Këto “mëkate” sdo falen kurrë nga anëtarët e partisë së Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviçit!

Skanë si të falen, janë “mëkate” tepër pro shqiptare!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here