Meta: Drejtësia me regji po shantazhon dhe intimidon opozitën me veprime të paligjshme

0
135

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi pas ndalimit të Jamarbër Malltezit dhe procedimit të kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë,” shkruan Ilir Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here