Familja Reçi e dyshuar nga policia si e përfshirë në vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, ka thyer heshtjen duke folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin të fund të muajit shtator.
Në një deklaratë për mediat, Martin Reçi vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më herët, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë deklaruar edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje.
Konflikti mes Saimir Reçit dhe familjes Bardhi në muajin mars të këtij viti është një çështje që i është lënë në dore drejtësisë thotë Martin Reçi.
Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26 shtatorit teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen.
Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre persona të tjerë, të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një fuoristradë, e cila u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.