Dosja për ish-kompleksin Partizani/ Berisha: Dokument paçavure i Ramës, një kosh me gënjeshtra e trillime monstruoze ku në çdo paragraf shprehen dufet dhe urrejtjet e tij

0
154

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka komentuar vendimin e GJKKO-së për masat e sigurisë ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit

Ai theksoi se akuzat janë stisur nga vetë Rama dhe sa i takon çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani i ka cilësuar si gënjeshtra, shpifje të ulëta, manipulime monstruoze.

Sali Berisha: “Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Ramës dhe larove të tij skapistë, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kemi të bëjmë me një flet-rrufe, që në çdo paragraf shprehet dufet dhe urrejtjet e përroit psikik të Ramës dhe urrejtjes së tij.

Ajo është një kosh me gënjeshtra shpifje të ulta, manipulime dhe trillime monstruoze, faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, këtij të fundit për faj se është dhëndri im.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here