Lajçak zbardh detaje nga vizita në Prishtinë: Ngjarjet në Banjskë, tregues që normalizimi është më urgjent se kurrë

0
143

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka ndarë detaje nga takimi i emisarëve evropianë dhe amerikanë në Prishtinë, me kryeministrin Albin Kurti.

Lajçak ka shkruar në Facebook se në Prishtinë ashtu edhe në Beograd kanë diskutuar me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti se si të avancohet normalizimi i marrëdhënieve dhe të arrihet progres në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

""/

“Temë e diskutimit ishte edhe gjendja e sigurisë në veri të Kosovës. Ne nënvizuam të dy liderët se ngjarjet e 24 shtatorit përbëjnë një përshkallëzim të qartë dhe të paprecedentë, i cili tregon gjithashtu se si de-përshkallëzimi ashtu edhe normalizimi janë tani më urgjente se kurrë. Së bashku me partnerët tanë, ne qëndrojmë të bashkuar në dënimin e sulmeve terroriste dhe theksojmë se të gjithë autorët duhet të dalin para drejtësisë, duke pritur bashkëpunim të plotë nga Serbia në këtë drejtim”, ka shkruar Lajçak.

Emisari evropian më tej ka theksuar se ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë hyrë në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit në fillim të këtij viti.

“Në diskutimet tona kemi përcjellë pritjen që Kosova dhe Serbia të përmbushin plotësisht obligimet e tyre në dialog. Çdo kusht apo vonesë është e papranueshme. Falënderoj partnerët e mi për këtë vizitë dhe së shpejti do të vazhdojmë diskutimet tona”, u shpreh Lajçak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here