Edith Harxhi, e ftuar ne A Show me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se ngjarjet e fundit në vend janë një dezhavy e vitit 1945 dhe se kemi hyrën në një diktaturë me forma të tjera.
Duke u ndalur te sulmi politik i SPAK ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha, Harxhi theksoi se është i paarsyetuar dhe me një arsye në të thellë, për të ulur tonalitetin e zërit kryesor të rezistencës në Shqipëri përsa i përket Kosovës dhe ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës.
Krasta: A është kjo që po ndodh me zotin Berisha, dezhavy e diçkaje?
Harxhi: Është dezhavy e vitit 1945. Fatkeqësisht ne kemi hyrën diktaturë është një diktaturë me forma të tjera por më e egër sepse është më e sofistikuar nga ajo që kemi kaluar 50 vite në diktaturën komuniste, sepse sot ka media sociale, sot është e kamufluar me gjithçka që ka të bëjë me arkitekturën, me dukjen me imazhin dhe në brendi ngelet po ajo. Po të shohësh edhe personazhet janë të njëjtë por më të sofistikuar se etërit e tyre. Po të shohësh këtu edhe prokurorët janë po të njëjtët. Po të kishim një ligj lustracioni këta gjyqtarë apo politikanë nuk do të ishin në këto pozicione sot.
Ajo që më bën më shumë përshtypje është se vihet në shënjestër një personalitet i të djathtës shqiptare pasi zoti Berisha është themeluesi i PD-së i asaj partisë antikomuniste dhe është vënë në shënjestër pikërisht në këto momente shumë të rëndësishme kur ne duhet të mbyllnim tranzicionin.
Krasta: Pse bëhet saktësisht dhe a është shporpocionale?
Harxhi: Absolutisht është shporpocionale, e paarsyetuar, është në vazhdën e dizenjimit të tij ‘non grata’, për një arsye që po e them për herë të parë, për të ulur tonalitetin e zërit kryesor të rezistencës në Shqipëri përsa i përket Kosovës dhe ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës.