Vuçiç konfirmon takimin me Kurtin brenda kësaj jave

0
101

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar që gjatë kësaj jave do të zhvillojë takim në me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Pas dy-tre ditësh pres që unë dhe Kurti të shkojmë sërish në Bruksel”, tha Vuçiç për Radio Televizionin e Serbisë.

Megjithatë, ai u shpreh se nuk mund të flasë më shumë për takimin, i cili sipas tij është në përputhje me atë që ka diskutuar me diplomatët perëndimorë që ishin të shtunën në Beograd dhe Prishtinë.

“Pas kësaj do të kemi më shumë informacione. Detyra jonë është që ta mbrojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme, por dhe nga shembja e interesave tona kombëtare dhe shtetërore”, tha Vuçiç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here