Dyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK fletë-thirrje për Rakip Sulin

0
170

Prokuroria e Posaçme i dërgon fletë-thirrje Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës. Pas regjistrimit te procedimit penal, janë thirrur 4 nga 10 kallëzuesit, ndërsa javën e ardhshme pritet të dëshmojë edhe Suli.

Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal.

Burime bejne me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Burime bëjnë me dije se pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryehen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për kete çështje kanë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa zyrtarë te këtij institucioni.

Mësohet se në ditët në vijim fletë-thirrje për tu marrë në pyetje Prokuroria e Posacme do i dërgojë edhe kryebashkiakut aktual Rakip Suli. Referuar kallëzimit mësohet se hetimet po kryhen pasi ka dyshime se disa persona kanë marrë dëmshpërblim për pasojet e tërmetit dy herë për të njëjtin objekt. Në kuadër te ketyre hetimeve agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar disa dokumente në bashkinë Kamëz, por edhe procedura të tenderit për pastrimin e qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here