Ngrihet” tavani i borxhit, qeveria i lejon vetes të marrë më shumë hua të reja deri në fund të vitit

0
130

Qeveria ka rritur me mbi 20 miliardë lekë tavanin për të marrë borxh të ri deri në fund të vitit. Nga 54.5 miliardë që ishte ky kufi i vendosur në fillim të vitit, me rishikimin e buxhetit këtë muaj, huamarrja është zgjeruar në gati 75 miliardë lekë.

 “Kjo rrit barrën e borxhit në kurriz të qytetarëve dhe ekonomisë. Po tregohemi dritëshkurtër duke i shtuar mbi shpatulla borxh brezave të ardhshëm. Niveli kaq i lartë i borxhit është i vështirë të përballohet edhe nga ekonomi produktive, dje jo më jona,” shprehet Suzana Guxholli, eksperte për ekonominë.

Sipas Aktit Normativ të publikuar në fletoren zyrtare, deri në fund të vitit stoku i borxhit pritet të arrijë në gati 1.5 trilionë lekë, duke u zgjeruar kështu me 75.7 miliardë në raport me fund-vitin e shkuar.

“Dhe të mendosh që këtu nuk përfshihen detyrimet për gjyqet ndërkombëtare të humbura në arbitrazh apo detyrimet e tjera të pushtetit qendror e vendor ndaj kompanive publike për punë të kryera.”

Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se valuta europiane përbën rreth 72 për qind të borxhit të jashtëm, e cila është zhvlerësuar me rreth 15 për qind në harkun e një viti. Por qeveria nuk e ka shfrytëzuar këtë avantazh për të zvogëluar stokun e borxhit.

Qeveria ka pasur avantazh në këtë drejtim. Rënia e euros, e cila përkthehet në rënie të interesave i ka dhënë frymëmarrje qeverisë në drejtim të borxhit të jashtëm. Por kjo nuk ka ndodhur,” shprehet Klajdi Bregu, ekspert për ekonominë.

Referuar parashikimeve fillestare të “financave” deri në fund të vitit planifikohen të merren gati 400 miliardë lekë borxh, pjesa më e madhe të cilave me anë të ankandeve të titujve qeveritarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here