Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim lidhur me arrestimin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi.
Sipas SPAK, Dashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Emri i Dashit ka dalë në hetimet e nisura ndaj dy vëllezërve B. R dhe L. R të dënuar nga autoritetet belge të Drejtësisë për vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti në bashkëpunim me personat nën hetim A.M dhe R.D (drejtoresha e Kadastrës) kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.
Në kuadër të hetimeve SPAK ka sekuestruar:
12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;
4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;
3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;
27 (njëzetë e shtatë) llogari bankare;
Një shoqëri tregëtare;
2 (dy) automjete;