Berisha:I damkosur si hajduti më i madh, Rama po përjeton fundin e tij të pashmangshëm. E pret përgjigjja e merituar !

0
161

Kryedemokrati Sali Berisha është duke zhvilluar një konferencë me gazetarët, nga ku është shprehur se kryeministri Edi Rama në një degradim total moral, psikik dhe të gjithanshëm, po përjeton krizën më të thellë të keqqeverisjes së tij.

Berisha është shprehur se Rama është  damkosur në mënyrë përfundimtare si hajduti më i madh i pasurive publike në historinë e këtij vendi, si njeriu që ndërtoi sarajet e tij duke pasur të deklaruara gjithsej 400 mijë lekë dhe 38 mijë euro.

Edi Rama në një degradim total moral, psikik dhe të gjithanshëm, po përjeton krizën më të thellë të keqqeverisjes së tij.

I ngërthyer nga seriali i veprave penale të kryera në drejtimin e organizatës kriminale që ka ndërtuar, i ngërthyer nga zbulimet të telefonave të kriptuar që ka përdorur, që ka menduar se çdo bisedë e tij është e sigurt.

Vetëm bisedat me McGonigalin janë tërkuzë saqë kalojnë nga njëra anë në anën tjetër të Atlantikut. Por nuk janë vetëm këto biseda, janë bisedat me eksponentët më të rrezikshëm të krimit dhe bosët e trafiqeve. Nga 8 mijë SKY ECC, Encrochat dhe nja dy-tre të tjerë, telefona të kriptuar në Shqipëri, përqendrimi më i lartë ka qenë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave.

Edi Rama, i damkosur në mënyrë përfundimtare si hajduti më i madh i pasurive publike në historinë e këtij vendi, si njeriu që ndërtoi sarajet e tij duke pasur të deklaruara gjithsej 400 mijë lekë dhe 38 mijë euro.

Që deklaron se bleu truallin me 2 dollarë, që thotë se e ndërtoi me paratë e emigracionit, pa pasur një qindarkë të deklaruar gjëkundi. Një nga ndërtimet më të kushtueshme, me një oborr, me një park 5 mijë metrash, një njeri që ka firmosur në çdo fazë procesin e vjedhjes më të madhe të shekullit.

Një njeri që kur filloi karrierën si kryeministër, u akuzua në raportin e OSBE se kishte të fshehura në offshore 200 milionë euro dhe nuk e çeli gojën dot të përgënjeshtronte apo të hidhte në gjyq.

Edi Rama përjeton fundin e tij të pashmangshëm. Pas rrënimit përfundimtar të votës, atë e pret përgjigjja e merituar e 600 mijë votuesve idealistë, që besojnë të vota dhe vlerat e demokracisë. Në këtë kontekst, e damkosi në mënyrë përfundimtare edhe raporti i fundit i ODIHR-it.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here