Berisha: “Të gjitha këto janë motivet më të fuqishme për çdo shqiptar të vërtetë të shndërrojmë këtë vjeshtë, në vjeshtën e triumfit të mbarë shqiptarëve mbi këtë regjim antishqiptar, diktatorial, çnjerëzor, kleptokratik.
Ndaj dhe unë jam sot këtu, se e di që për të shprehur këto, për të gjithë shqiptarët, por prapë një problem, problemin e gjykatës.
Garantoj çdo qytetar se unë po mbroj qytetarët, duke mbrojtur Kushtetutën.
Përndryshe unë 10, 100 herë shkoj pa asnjë lloj, bile me një projekt të fuqishëm për të zbardhur të vërtetat aty ku nxihen, pavarësisht është gjykatë, është prokurori, është parlament, është shesh.
Ndaj dhe e ftoj këtë burracak, këtë frikacak të ketë kurajo, të vijë të votojmë amendamentin që u heq deputetëve çdo mbrojtje që i dallon ata nga qytetari i thjeshtë në Kushtetutë në raport me sistemin e drejtësisë.
Të vetmen votë, që unë e garantoj se unë e di që ata mund të mos e votojnë një pjesë e tyre, por deputetët e opozitës do e votojnë që nesër në parlamentin e Shqipërisë.
Nuk autorizohet një mercenare që ka humbur çdo gjë njerëzore, të shkruajë Kushtetutën në tavolinën e saj.
Kushtetuta nuk mund të shkruhet në tavolinën e gjykatësit, as të prokurorit.
Unë po mbroj vetëm qytetarin dhe Kushtetutën që është pa diskutim, ombrella e tyre e vetme.
Por për të provuar nëse kam unë ndonjë ndrojtje apo kufizim për t’u marrë në pyetje në prokurori apo gjykatë, unë nuk kam asnjë vetëkufizim.
Por nuk është çështja për pyetje, por aty është një vendim që kufizon lirinë e deputetit. Të cilin unë në parim e kam pranuar. Por Edi Rama e hodhi poshtë.
Është Edi Rama që në vitin 2012 e hodhi poshtë në parlament.
Tani i them, bëhu burrë në ta mban dhe hajde të votojmë dhe mos përdor mercenarë që marrin përsipër të shkruajnë Kushtetutën në tavolinat e shtetit.
Së dyti, e garantoj se me asnjë masë, me asgjë mbi tokë, vrullin e kësaj beteje pa kthim, nuk do mund ta ndalojë.”