Ngjarja në Lezhë/ Xhaxhai i 16-vjeçarit zbardh debatin mes nipit dhe mësueses: I përmendi babanë e vdekur 5 vjet më parë

0
191

E rëndë ishte ngjarja e djeshme në një shkollë në Lezhë, ku një nxënës dhunoi me karrige një mësuese.

Xhaxhai i 16-vjeçarit,  ka treguar se si agravoi debati mes tyre deri në ushtrimin e dhunës fizike.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, ai deklaroi se nipi i tij është ndër fëmijët më të rregullt në shkollë, por që është acaruar nga fjalët e mësueses, e cila sipas tij, i ka përmendur të atin e vdekur.

Xhaxhai, i cili kujdeset për 16-vjeçarin, tregoi se mësuesja Majlinda Palushi e ka kërcënuar se do ta ngelte, duke iu drejtuar me fjalët “kush është ajo nënë e ai babë që të ka sjellë në jetë ty, kanë sjellë në jetë një majmun”.

Djali është ndër fëmijët më të rregullt, s’ka asnjë mungesë në shkollë. Por djali është acaruar nga fjalët e mësueses. Djali ka qeshur në orë të mësimit, fillimisht e ka pasur me një nxënës tjetër, më pas iu është kthyer nga djali i vëllait i ka thënë “do të të ngel, kush është ajo familje që të kanë sjellë në jetë ty”. Kemi edhe kamerat që ka kapur vajzën për flokësh.

Unë dhe burri i saj kemi bërë një deklaratë dhe jemi pajtuar me të. I ka thënë djalit “për shpirt të babait tim e tëndit, kush është ajo nënë e ai babë që të ka sjellë në jetë ty, kanë sjellë në jetë një majmun”. Me logjikë i thuhet një fëmije, sai punon truri një 16-vjeçari.

Jetoj me të dhe kur ia përmend të atit vetëm qan, gjithmonë qan. Vëllai im ka 5 vite që ka ndërruar jetë”, tha xhaxhai i 16-vjeçarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here