“Nuk ka histori më të turpshme se kjo”, Berisha bën deklaratën e fortë: Gjyqtarja komunikon çdo gjë me Ramën me Encrochat

0
645

Kreu i demokratëve Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë nga konferenca për shtyp me gazetarët për gjyqtaren Irena Gjoka, e cila po merret me akuzat e ngritura ndaj tij për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha deklaroi se Gjoka komunikon me Ramën me Encrochat, dhe se gjithçka ia tregon kryeministrit. Madje, Berisha shton se edhe Artan Simoni u zgjodh me porosi të Ramës.

“Përfaqësuesit e mi shkojnë në gjykatë për një qëllim, për të treguar se unë ndaj gjykatës, ndaj institucionit, për arsye të formimit tim, tregoj respektin tim. Se unë mund të mos i çoja fare, jo, ata kanë shkuar.

Ata kanë paraqitur një kërkesë, largimin e kësaj gjykatëseje. Por a e patë kë zgjodhi ajo? Po ajo ishte fenomenale? Sikur ta porosisja unë. Atë Kmerin e Kuq. Ajo ishte gjëja më e bukur. Ajo e përzgjodhi. Edi Rama ia çoi. Edi Rama ia nisi, do u them edhe personin që ua nisi. Edi Rama ia çoi, ku e njihte ajo.

Pra, kanë shkuar për këtë qëllim. I kanë kërkuar të largohet se ka shkelur Kushtetutën. Nëse gjykatësja do thoshte se e thërras Berishën për efekte të hetimit të gjykatës, do të shkoja, por ajo thërret për të komunikuar një masë, vendim që e merr duke shkruar vetë Kushtetutën. Nuk ka histori më të turpshme se kjo. Ndaj ata i kërkuan këtë gjë. nuk kam komunikuar se çfarë u ka thënë. Por ajo çdo gjë e komunikon me Ramën, me Encrochat apo me çfarë mjeti, nuk mund të them tani, por ajo komunikon me Ramën”, deklaroi Berisha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here