“Vëllai i Ramës, numër 1 i uzinës së drogës në Xibrakë”, Berisha: Togat e zeza, zbatojnë si mercenarë porositë e kryeministrit

0
130

Gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu. Berisha tha se kryeministri Edi Rama është “ngërthyer” nga zbulimet e telefonave të kriptuar që ka përdorur.

Gjithashtu u shpreh duke thënë se vëllai i Ramës, është ortak i Amant Josifit, i cili u ka vjedhur në bashkëpunim, qytetarëve evropianë nga 1 miliard gjer në 2.8 miliardë euro.

“I vëllai i tij u shndërrua në përfaqësuesin kryesor të Shqipërisë në raport me biznesin kinez. I vëllai i tij është de facto njeriu numër një i uzinës së drogës në Xibrakë.”, ka thënë ndër të tjerash Berisha.

Edi Rama ka krijuar për familjarët e vet, pasuri të paligjshme përrallore. Olsi i tij, ortak i Amant Josifit, i cili u ka vjedhur në bashkëpunim, qytetarëve europianë nga 1 miliard gjer në 2.8 miliardë euro.

I vëllai i tij u shndërrua në përfaqësuesin kryesor të Shqipërisë në raport me biznesin kinez. I vëllai i tij është de facto njeriu numër një i uzinës së drogës në Xibrakë.

Edi Rama, në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, anëtarit të familjes së ngushtë, i ka hapur mundësitë për të përdorur pushtetin e tij dhe për të përfituar dhjetëra tendera direkt ose si nënkontraktore.

Disa burime më thonë, prej 7 vitesh, në kundërshtim flagrant me çdo ligj, zonjusha nuk ka deklaruar asnjëherë në ILDKP pasurinë. Edi Rama, i mirënjohur tashmë si Pashiqi shqiptar, është shndërruar në figurën më të urryer pas Enver Hoxhës në histori për çdo patriot shqiptar.

Ai po përpiqet, në grahmat e fundit, të shpëtojë regjimin e tij me ritorsione, me dacibao, duke përdorur kriminelë me uniformë dhe toga të zeza, që nuk pyesin për Kushtetutë, për ligje, për procedura. Por zbatojnë si mercenarë porositë e tij.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here